Statistikat nuk gënjejnë: Argjentina pa Mesin është në niveliin e Bolivisë!

Statistikat janë si bikini, edhe tregojnë gjithçka,  por nuk tregojnë gjënë kryesore! Por, më të vërtetë, Argjentina mund të jetë kaq e keqe pa Lionel Mesin? Po, është krejtësisht e vërtetë. Asnjë futbollist tjetër i Argjentinës, veç Mesit, nuk ka shënuar gol gjatë  pothuajse një viti në ndeshjet zyrtare! Dhe, gjatë kësaj periudhe, janë luajtur dy të tretat e ndeshjeve kualifikuese, 11 ndeshje. Golin e fundit që ka shënuar ndonjë lojtar tjetër i Argjentinës, pra, jo Mesi, e ka shënuar Prato kundër Kolumbisë para afro një viti!

Argjentina fiton 0,75 pikë, kur nuk luan Mesi. Nëse ai do t’i përmbahej vendimit që ai mori, mbas dështimit në finalen e Kupës së Amerikës, që të mos luante më me ekipin përfaqësues argjentinas, pa golat e tij, Argjentina do të kishte përfunduar në vendin e 9-të në grupin kualifikues, krahas Bolivisë dhe Venezuelës që janë edhe ekipet më të dobët në Amerikën Latine!

Presidenti Klaudio Tani, menjëherë mbas fitores 3-1 të Argjentinës ndaj Ekuadorit në fushën e këtij të fundit, ku Mesi i shënoi tre golat, e uroi atë për fitoren e arritur, ndërkohë që policia argjentinase kishte marrë masa të shumta që “të qetesonte” turmat, nëse “gauçosët” nuk do të kualifikoheshin për në Botërorin e Rusisë. Kështu që nderin më të madh, Argjentina duhet t’ia dijë Lionel Mesit që pothuajse i vetëm e çoi atë në kampionatin botëror të vitit 2018. Nëse kihet parasysh viti kalendarik, Mesi për Argjentinën dhe Barcelonën ka shënuar 49 gola në 49 ndeshje!

Sfidanti.al