Sa më i madh popullariteti i Lorik Canës, aq më e padenjë ceremonia zyrtare!

Lorik Cana nuk do të kujtohet vetem për mënyrën se si luajti futboll për nacionalen e tij, sepse talenti i tij  nuk mbaronte në fushë, madje mund të thuhet se ishte edhe një diplomat me top në këmbë. Të gjithë ata që përjetuan largimin e tij nga Kombëtarja në atë ceremony ekstremisht  të thjeshtë, kur kanë kujtuar ceremoninë madhështore që gjermanët e Hanoverit bënë në nderim të veprës së Altin Lalës, do të kenë patur shijen e zhgënjimit për mënyrën me pak mirënjohje zyrtare të përcjelljes së kapitenit më aturoritar. Sidomos kur kujton atë shprehjen fatale se të paktën Lorikut iu bë ceremonia, edhe pse e varfër,  sepse ka kampionë të tjerë që kanë kontribuar për kombëtaren dhe kanë ikur pa u falur respektin e aktit të fundit.  Ishte aq e padenjë ceremonia për Lorik Canën, sa puthja me presidentin Duka mu në mes të stadiumit të Shkodrës ishte si një prelud i hipokrizisë midis shefit që populli i futbollit e pret me antipati në çdo stadium dhe kapitenit që vodhi simpatinë popullore edhe më shumë se klasi i tij..

Edhe rreshtat e ndarjes me publikun e vet, zbulojnë se kapiteni nuk ishte shumë i dashur nga zyrtarët, madje popullariteti i tij ndizte xhelozinë dhe lakminë, që në të ardhmen në ekip të mos ketë më “gjela” por vetëm ..pula! Fjalët që ka zgjedhur Loriku për t’u ndarë me ata që shijuan stilin e tij të lojës dhe besuan në  sjelljen e tij prej lideri, vlejnë shumë më tepër se një ceremoni e dalë boje ende pa filluar..

 

Të nderuar miq vëllezer e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjën time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekulluëshme , miqtë e mij, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoft Atdheun tonë te dashur.

FALEMINDERIT për gjithë Juve.Lorik Cana

Sfidanti.al