Qoftë mallkuar  bixhozi , po u  bë shkak i ndarjes së Pikes dhe Shakirës?

Ndodhi që Zherar Pike dhe Shakira u ndanë në një kohë, kur futbollisti i Barcelonës u bë një “fytyrë e urryer” në Spanjë, për shkak të mbështjes së madhe që ai i dha referendumit në Katalonjë për pavarësinë e kësaj të fundit nga Spanja. Kështu që pati spekulime se ndarja mes këtyre dy VIP-ave ka lidhje me sa më sipër.

Por, sidoqoftë, media në Spanjë pretendon se ka zbuluar arsyen e vërtetë të ndarjes së tyre që e ka zanafillën më herët. Cifti është parë për herë të fundit bashkë në dasmën e Lionel Mesit, gjatë verës së kaluar, por se, që atëkohë, ata nuk janë parë më bashkë në publik.

Media pretendon se, pikërisht, natën e dasmës së Mesit, Pike u largua nga ajo dhe shkoi në kazinon më të afërt, ku, brenda gjysmë ore, humbi 15 000 euro! Pasioni i tij për të luajtur bixhoz nuk është ndonjë sekret i madh në Barcelonë, madje, thuhet se klubi ka angazhuar njerëz specialë që ta ndjekin atë nëpër kazinotë e qytetit.

Sfidanti.al