Belgët të revoltuar: FIFA duhet të reagojë, ajo ishte fushë patatesh!

Futbollistët e përfaqësueses së Belgjikës u revolutan nga gjendja e fushës në stadiumin “Grbavica” të Sarajevës, ku ata u ndeshën me Bosnjë-Hercegovinën në raundin e 9-të të parafundit kualifikues të Kupës së Botës 2018. Belgët, në fakt, mbas një ndeshjeje dramatike, fituan 4-3, por, sidoqoftë, ata shprehën pakënaqësinë e tyre të madhe ndaj gjendjes së fushës së stadiumit të lartpërmendur. “Kjo ishte një ndeshje shumë luftarake, por ne ishim më të fortë dhe arritëm të fitonim. Por, dua të theksoj një gjë, se unë, kurrë më parë, nuk kam luajtur në një fushë të tillë, ajo ishte një copë toke klasike, ku patatet mund të rriten shumë mirë!

Por, megjithatë, ne e kaluam këtë sprovë”, tha mbas ndeshjes një nga lojtarët më të mirë belgë, Mishu Batshuai. Kevin De Bruin, nga ana e tij, vuri në dukje se ai nuk kishte luajtur në një fushë të tillë, qëkur kishte qenë 7 vjeç. “Kisha frikë se mos dëmtohesha. Nuk e kuptoj sesi mund të luhet në fusha të tilla. FIFA duhet të marrë, patjetër, masa”, tha De Bruin. Edhe trajneri i ekipit belg, Roberto Martinez e kritikoi me forcë gjendjen e fushës së mësipërme, duke thënë se “fusha, ku ne luajtëm, ishte nën të gjitha nivelet, në atë fushë nuk mund të aplikosh asnjë taktikë, por ne luajtëm, treguam një karakter të jashtëzakonshëm, u përqendruam dhe fituam”.

sfidanti.al