Insinje do të kishte hequr dorë nga futbolli për arsye banale

Lorenco Insinje është një nga lojtarët më kryesorë të Napolit në serinë prej shtatë fitoresh që ai ka arritur, deri tani, gjatë këtij fillimsezoni të Serisë A, ndërkohë që ky ekip ka shënuar në numër rekord golash, 25. Sidoqoftë, ai thotë se në fillim të karrierës së tij ai desh hoqi dorë, për hiç gjë, nga futbolli, sepse ishte… i shkurtër.

“Mua më thonin se kam talent, por se jam shumë i shkurtër. Në një moment, ata më mbushën mendjen dhe unë desha që të hiqja dorë nga futbolli, duke qenë se të gjithë skautët më thonin mua të njëjtën gjë, kështu që ishte e kotë që të vazhdoja.  Por, më pas, erdhi një ftesë për t’u provuar te Napoli dhe gjithçka shkoi mirë”, tha Insinje në një intervistë të publikuar në faqen e UEFA-s.

Sfidanti.al