E pa Bota me sy, s’ka  dy Leo Mesi, një me Argjentinën dhe një me Barcelonën…

Një rast ideal per të qepur gojët e liga : Mesi edhe kur luan për Argjentinën është Mesia me top. Ajo që ndodhi ndaj Ekuadorit ishte më e bukur se sa pritej: futbollisti gjenial mori prej dore nacionalen, mori me “shkelma” ata që thonin se nuk ka “magji” kur luan jashtë “kamp Nout” dhe me 3 gola të shkëlqyer e ka dërguar Argjentinën në parajsën e Botëorit.

Leo Messi ka treguar edhe njëherë se është zoti në fushë pavarësisht fanelës që ka veshur.

Ylli i Barcelonës ka shënuar tre gola me shije të ndryshme në ndeshjen se fundit të Argjentinës për kualifikime në Botërorin Rusia 2018 sa ne Ekuador nuk dinin perse te qanin…

Por goli i tretë i Messi ishte një prelud lavdie nga ato gola që edhe portieret duken sikur kanë më shumë meritë sesa faj….

Për ata që nuk e kanë parë akoma, gjejeni dhe  shikojeni këtë perlë të argjentinasit…

Sfidanti.al