Kishte atmosferë feste në podiumin e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1. I zakonshmi Daniel Ricciardo përfitoi nga momenti i intervistës së Leëis Hamilton për ‘t’i vjedhur’ britanikut celularin duke regjistruar një videoselfie që më pas pëfundoi në Instagram Stories të pilotit britanik, që është gjithnjë shumë aktiv në rrjetet sociale. Ndërkaq, Hamilton mori hua unazën e Takuma Satos që japonezi e fitoi nën garën e Indianapolis 500. Duke ia treguar publikut Hamilton formoi edhe numrin 4; ishte për fitoren e katërt në Japoni apo për titullin e katërt botëror që po i afrohet?
Sfidanti.al