Katanec jep dorëheqjen nga timoni i Sllovenisë përmes TV-së

Mbas humbjes nga Anglia, Sreçko Katanec, përmes një deklarate në TV, bëri të ditur se ai jepte dorëheqjen si trajner i Sllovenisë, duke deklaruar se ndeshja e ardhshme me Skocinë do të jetë e fundit për të. Sllovenia, në ndeshjen e saj kualifikuese me Anglinë, me një gol të shënuar nga Hari Keini në min. e 94-të, u mund me rezultatin minimal 1-0. Në raundin e fundit, në ndeshjen me Skocinë, Kataneci do të ulet për herë të fundit në stolin e drejtimit të Sllovenisë.

“Unë shoh një të ardhme të ndritur për përfaqësuesen tonë, por pa Sreçko Katanecin. Ndeshja kundër Skocisë, të dielën, do të jetë e fundit për mua në stolin e drejtimit të Sllovenisë. Mund t’ju them se ndeshja me Anglinë ishte një nga ndeshjet tona më të mira në planin taktik. Lojtarët tanë meritojnë një stadium plot, këtë të diel”, deklaroi Kataneci.

sfidanti.al