Italia në Shkodër me probleme, ka pakënaqësi për trajnerin!

Zhgënjimi tek fqinji ynë perëndimor është i madh pas barazimit në Torino me Maqedoninë, dhe po ashtu është e madhe dëshira për ta mbyllur me fitore fazën eleminatore të Botërorit. Gjithsesi, lajmet që vijnë nga kombëtarja e Italisë tregojnë për një gjendje jo shumë të mirë brenda grupit. Disa nga lojtarët kryesorë nuk janë të kënaqur me skemat e trajnerit Ventura, të paktën siç analizon “La Gazeta delo Sport”. Pakënaqësi, sipas gazetës, kanë sjellë moduli 4-2-4 në Madrid ndaj Spanjës (0-3) dhe 3-4-3 ndaj Maqedonisë (1-1).

Nuk dihet sesi do ta vendosë Ventura, Italinë e tij në “Loro Boriçi”, por ka njoftime edhe për pakënaqësi nga Federata për të. Nuk janë pëlqyer deklaratat për renditjen e ekipit në FIFA dhe “shigjetat indirekte” ndaj paraardhësve Konte e Prandeli. Gjithsesi, këto nuk do të thonë se për Shqipërinë do të jetë e lehtë në Shkodër. Futbollistët e Italisë kanë bërë një mbledhje vetëm të lojtarëve (duke njoftuar stafin teknik), për të qenë më të bashkuar dhe më të frymëzuar për takimin e fundit eleminator.

Sfidanti.al