Spanja do të duhet të bëjë pa shërbimin e Thiago Alcantara në ndeshjen përmbyllëse të eliminatoreve të Botërorit 2018. Mesfushori pas një kontrolli mjekësor rezultoi me probleme në ligamentet kaviljes që e pengojnë atë të luajë lirisht, kështu që ai nuk do të udhëtojë drejt Izraelit së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Thiago Alcantara luajti gjatë gjithë 90 minutave në përballjen me Kombëtaren shqiptare duke shënuar edhe golin e tretë rë ndeshjes për të ndohmuar skuadrën e tij të presë biletën e kualifikimit të Botërorit 2018. Përvec Thiagos, trajneri Lopeteghu nuk do të ketë në dispozicion për këyë ndeshje as Gerard Pique e David Silva të skualifikuar për shkak kartonash.
sfidanti.al