Si ndalet Harri Kejn? Trajneri i Lituanisë e ka një plan!

Nja 20 vite më parë, arenat e basketbollit i dominonte Majkëll Xhordan. Basketbollisti i madh ishte kaq i papërballueshëm, saqë njëri nga trajnerët kundërshtarë bëri shaka duke thënë se “e vetmja mënyrë që të ndalet Xhordani, është që ai të rrijë në stolin e rezervave, i veshur me tuta”. Një hall pak a shumë të ngjashëm ka edhe trajneri i kombëtares së futbollit të Lituanisë, Edgaras Jankauskas, pasi do të ketë për vizitë Anglinë, dhe kur themi “Angli”, kemi parasysh sulmuesin Harri Kejn. Edhe pse jo ende në nivelet e lavidisë së Majkëll Xhordanit, sërish Kejn është bërë më i vështirë për t’u ndalur sesa paraardhësit e tij të mëdhenj si Xhimi Grivs, Bobi Çarlton, Geri Lineker apo Alan Shirer. i pyetur nëse ka plan për të ndaluar Kejnin, Jankauskas u përgjigj: “Kam nja dy plane, por ai më kryesori është që Kejn të mos lejohet fare për të hyrë në stadium”.

Sfidanti.al