Buffon pranon momentin delikat: E ndjejmë ende humbjen me Spanjën

Portieri legjendar i Italisë, Gianluigi Buffon e pranon se skuadra e Të Kaltërve është në një moment delikat. Barazimi 1-1 ndaj Maqedonisë nuk u prit aspak mirë nga tifozët e Italisë të cuilët nuk i kursyen aspak fërshëllimat në drejtim të të besuarve të Giampiero Venturës. Buffon  pas përfundimit të ndeshjes theksoi se humbja me Spanjën në 2 shtator pati dhe ka ende një ndikim të madh te 4 herë kampionët e botës të cilëve ndaj shqipërisë do t’u duhet me cdo kusht të marrin pikë për të qenë në fazën e playoffit të Botërorit 2018.

‘Bëmë paraqitje të mira në pjesën e parë të eliminatoreve, po përmirësoheshim shumë-tha Buffon-por ndeshja me Spanjën na goditi psikologjikisht. E kemi vuajtur dita ditës, madje vazhdojmë ta ndjejmë atë humbje’. Buffon shtoi se të gjithë duhet të tregojnë karakter në momentet më të vështira duke iu referuar fërshëllimave të publikut në sfidën ndaj maqedonasve. ‘Futbollistë si unë me 20 vjet eksperiencë, duhet të gjejmë forcën  për të udhëhequr më të rinjtë-vijoi Buffon-për t’i kaluar caste të tilla kaq të vështira duhet të tregojmë karakter dhe personalitet. Fërshëllimat e publikut janë një mënyrë për të treguar mosaprovimin për lojën e skuadrës dhe këtë radhë ishin mëse të justifikuara’.

sfidanti.al