Në 15 tetor luhet ai që quhet Derbi i Madonninës mes Interit e Milanit, një sfidë që ka vendosur një record për Serie A. 4.5 milionë Euro është shifra e të ardhurave të përfituara , 300 mijë Euro më shumë nga ajo e arkëtuar në ndeshjen e 15 prillit. Ajo që do të luhet ditën e diel do të jetë sfida e 219 zyrtare mes Interit e Milanit dhe e 290 duke përfshirë edhe ato jo zyrtare . Interi në këtë sezon po përjeton një formë të mirë përsa u përket rezultateve. Zikaltrit janë forca e dytë e kampionetit, edhe pse nuk ka bindur shumë me lojë. Milani është goditur nga dy humbjet e fundit me Sampdorian e romën duke bërë që Montella të ketë si detyrim që pikën e kthesës ta bëjë pikërisht përballë rivalëve historikë të Interit.
Sfidanti.al