Massa ndryshon mendje? Vijoj garimin në Formula 1

Felipe Massa është i vendosur që të vijojë karrierën e tij në Botërorin e formula 1 të paktën edhe për një sezon tjetër. Piloti Brazilian tashmë  është në pritje të vendimit të marrrë nga Williams për atë që do të jetë përkrah Lance Stroll sezonin e ardhshëm. ‘Mendoj se mund të bëj mirë me Williams dhe të garoj me të edhe për një vit tjetër-tha Massa-jam i qetë dhe po pres vendimin e skuadrës. Vitin e kaluar nuk e dija se cfarë do të bëja në 2017 dhe ideja ishte ajo që të mos garoja më, por tani jam gati të përjetoj edhe një sezon tjetër në Formula 1. Jam në bisedime me stafin e Willams dhe unë shpresoj që të gjendet një zgjidhje që t’i kënaqë të gjihtë’. Massa nuk shfaqet aspak I shqetësuar teksa dëgjon zërat për një rikthim të mundshëm të Kubicas I cili së bashku me di Restën pritet të kryejë testet me Williams. Piloti brazilian deklaroi se nuk është në dijeni të kësaj historie  duke shtuar se ky fakt nuk i ndryshon aspak planet e tij.

Sfidanti.al