Pike: Një i pavarësisë mund të luajë në kombëtaren e Spanjës!

Gerard Pike ishte i vetmi protagonist që doli në konferencën e sotme për shtyp në kombëtaren e Spanjës. Mbrojtësi katalanas, besohet në marrëveshje me trajnerin Lopetegi, vendosi të përballej me gazetarët një diëtë pas vërshëllimave dhe ofendimeve ndaj tij të një pjese të tifozëve në stërvitjen e ekipit. Ai këmbënguli duke mbrojtur pozicionin e tij, por duke vlerësuar lart ekipin përfaqësues.

“Nuk pendohem për asgjë nga ato që kam thënë pasi kam thënë atë që mendoj, – u shpreh Pike, – nuk mundet që të gjithë të mendojmë njësoj. Jam që njerëzit të votojnë, ndërsa respektoj edhe Rafael Nadalin që thotë se katalanasit nuk duhet të votojnë. Jemi futbollistë, por së pari jemi njerëz, ndaj mund ta themi mendimin tonë, e di se ka shumë njerëz në Spanjë që duan që katalanasit të votojnë”.

Pike nuk ngurroi të vlerësonte kombëtaren e Spanjës dhe ta quante veten pjesë të saj. “Një katalanas që do pavarësinë mund të luajë për Spanjën, – tha ai, – askush nuk mund ta verë në dyshim besnikërinë dhe përkushtimin tim në kombëtare, pasi e kam treguar për vite me radhë. Ky ekip dhe Federata janë gjithashtu familja ime, ndaj do të vazhdoj të luaj për ata. Dua që tifozët të zgjedhin nëse do të më vërshëllejnë mua, apo do të mbështesin ekipin”.

Sfidanti.al