Sagnol i shqetësuar për Ribery: Mund të ketë këputur ligamentet e gjurit

Sikur të mos mmjsftonte kriza, por tani bayernit i duhet të përballet edhe me dëmtimin e Franck ribery. Sulmuesi francez pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes me Hertha Berlin ditën e diel duke u detyruar të braktisë fushën e lojës në minutën e 61. Në fillim dukej se ky dëmtim nuk ishte shumë i rëndë, por pas ndeshjes Willy Sagnol nuk e fshehu aspak shqetësimin për atë cfarë i ndodhi Ribery

‘Ribery ka probleme në gju. Ai do të duhet t’i nënshtrohet testeve të tjera mjekësore për të njohur shkallën e dëmtimit-tha Ribery-por unë dyshoj se ai ka këputur ligamentet e jashtme të gjurit’. Ribery, 34 vjec,  ka pasur probleme me dëmtimet gjatë gjithë karrierës së tij, por këtë sezon ai u duk sikur i kishte kaluar të gjitha problemet e shumta për të cilat ishte ankuar në vitet e fundit’.

Sfidanti.al