Duket e pabesueshme, por ajo që ndodhi në Çmimin e Madh të Sepangut në Formula 4 është e vërtetë. Të 9 pilotët që morën pjesë në këtë garë mbetën pa benzinë dhe asnjë prej tyre nuk mundi të kalojë vijën e finishit. Shkak u bë përllogaritja e gabuar e distancës dhe masës së furnizimit të makinave më karburant. Kjo situatë u shfaq që në fillim të garës, pas 6 xhirove të para kur u panë pilotët e parë që të mbeten në mes të pistës. I fundit pilot që braktisi mjetin e tij ishte Kane Shepherd që u shpall edhe fituesi i garës.
Sfidanti.al