Mesi mund të luajë në Premier Ligë pa ndërruar klub? S’e besoni dot…

Lionel Mesi do të mund të luajë në Premier Ligën angleze, pa qenë nevoja që të ndërrojë klub, pra me Barcelonën. Dhe si mund të ndodhë kjo? Shumë lehtë, nëse Katalonja shpallë pavarësinë nga Spanja dhe shkëputet nga kjo e fundit. Pasi te mbaroi referendumi i diskutueshëm për pavarësinë e kësaj krahine që pretendon se ka gjuhë, kulturë dhe zakone të tjera, ndërsa ajo është më e pasura dhe detyrohet që t’i shpenzojë paratë e saj për krahinat e tjera të prapambetura të Spanjës. Nëse Katalonja, me të vërtetë, do të shpallë pavarësinë saj, atëherë, lind pyetja se ku do të luajnë tre ekipet e saj që tani konkurrojnë në Primera, Barcelona, Espanjoli dhe Xhirona?

Ministri i Sporteve të Katalonjës, Zherar Figeras, nuk është aspak i shqetësuar lidhur me këtë çështje, ndërsa vë në dukje se këta klube mund të marrin pjesë në kampionatet e vendeve fqinjë, ndërkohë që për Barcelonën, sipas tij, ekziston opsioni që ajo të luajë në Premier Ligën e Anglisë. “Në rast pavarësie të Katalonjës, klubet e La Ligës, Barcelona, Espanjoli dhe Xhirona, do të duhet që të vendosin se ku do të duan që të luajnë, në Spanjë apo në ndonjë vend fqinjë, si Itali, Francë ose, ndoshta, edhe në Angli, në Premier Ligë. Në Spanjë, konkurrojnë ekipe që u përkasin vendeve të tjerë, për shembull, klube nga Andora luajnë futboll dhe basketboll, ndërkohë që Monako konkurron në Francë, ndërsa më Premier Ligë luajnë ekipe nga Uellsi”.

Sfidanti.al