Imazhi i parë që spikati në prag të sfidës mes PSG dhe Bayernit erdhi nga shkallët e ‘Parc de Princes’. Bëhet fjalë për një banderolë të tifozëve të Bayernit të Mynihut të cilët kishin ardhur deri në kryeqytetin francez për të mbështetur skuadrën e tyre. Por pankarta më shumë se karakter sportiv ishte një lloj proteste kundër cmimit të biletave dhe politikës së blerjeve të aplikuara nga klubi transalpin që këtë verë shpënzoi rreth 400 mln Euro për blerjen e Neymar dhe Mbappe.
’75 Euro bileta? Ne nuk jemi Neymar. Cmimi i biletës duhet të jetëi arsyeshëm-lexohet në pankartën e shfaqur në shkallët e stadiumit.