Reali më i qetë për Dortmundin, “regjisori” Kros kthehet nga dëmtimi

Luka Modriç është më i freskët pasi nuk luajti në fundjavë ndaj Alaveshit, ndërsa Zinedin Zidan ka edhe një lajm të mirë. Toni Kros kthehet në mesfushë pasi kaloi dëmtimin dhe është gati për Dortmundin në Champions. Një ndeshje delikate ndaj kryesueses së Bundesligës, aq më tepër me Realin jo në gjendjen e tij më të mirë. Kros dhe Modriç do të ndryshojnë lojën e kampionëve të Europës, pasi janë ata që diktojnë ritmin dhe kanë pozicionin e regjisorit, apo të “nyjes strategjike” të mesfushës. Mungesa do të ketë, por që tani shqetësojnë më pak. Marselo, Kovaçiç dhe Benzema janë jashtë ekipit, por Kristiano Ronaldo është aty, për të provuar fitoren e parë në fushën e Borusias, pas 6 ndeshjeve pa ia dalë (3 humbje, 3 barazime). Madrilenët duan një paraqitje sa më të mirë për t’i dhënë besim vetes tani që janë në vendin e pestë në kampionat, 7 pikë pas Barcelonës.

Sfidanti.al