Surpriza në ambientet e Formula 1; Gasly në vend të Kvyat në Malajzi

Regjistrohen surpriza në prag të Cmimit të Madh të Malajzisë në Botërorin e Formula 1; nuk do të jetë Daniil Kvyat në pistë për skuadrën e Toro Rossos, por Pierre Gasly, 21 vjecari francez që ka marrë pjesë në disa teste  me Red Bull. Gasly gjatë këtij viti ishte i impenjuar në kampionatin japonez të Super Formula  dhe do të garojë për Toro Rosson edhe për ndalesat e mbetura të këtij botërori te F1. Përsa i përket Kvyat, piloti rus do të mbetet pjesë e Toro Rossos. ‘Dua të falenderoj të gjithë ata që më dhanë këtë mundësi në karrierën time e në mënyrë të vecantë Red Bullin, Dr.Helmut Markon e skuderinë Toro Rosso-tha Gasly-ky është një rast i mirë për mua. Ndihem gati  dhe do të jap maksimumin së bashku me skuadrën në garat e ardhshme të botërorit’. Ndërkaq, Franz Tost, drejtuesi i Toro Rossos shpjegoi arsyet e kësaj lëvizje të papritur. ‘Toro Rosso u krijua nga Red Bull për të sjellë në Formula 1 talente nga programi për të rinjtë dhe kjo është ajo që po bëjmë duke i dhënë shansin Pierre Gasly. E meritoi këtë vend pas fitores së titullit në GP2 Series vitin e kaluar dhe tani po shfaqet shumë kompetitiv në Super Formula në Japoni. Për një sërë motivesh, disa teknike e disa për shkak gabimesh, Daniil Kvyat nuk ia doli të shfaqë të gjithë potencialin e tij kërë vit, për këtë arsye do të lërë timonin e Toro Rossos në garat e ardhshme duke na dhënë mundësinë që të verësojmë akoma më mirë Pierre.

Sfidanti.al