“Yjet ikin, ti bën tutje”, Dortmundi është sërish në majë të Bundesligës

Pak vjet më parë, u largua Mario Gëce. Vitin tjetër ishte radha e Robert Levandovskit, ndërsa pasi Nuri Shahin bëri disa prova, këtë verë nga “tufa” u ndaj edhe Usman Dembele. Kjo, gjithsesi, nuk e varrosi Borusian e Dortmundit. Klubi me tifozët më të zjarrtë në Europë është në krye të Bundesligës gjermane pas gjashtë javëve të para, duke gjetur heronj të rinj. Njëri prej tyre, në të vërtetë, është”i vjetër”, Pjer-Emerik Obamejang. Mos lejimi i largimit të tij ishte fitorja më e madhe e verës për Dortmundin, dhe në fitoren 6-1 ndaj Mynshengladbahut, Obamejang ishte i papërmbajtshëm.

Ai shënoi 3 gola, por së bashku me të, edhe sulmuesi tjetër Maksimilian Filip, që realizoi dy. Borusia ka provuar disa trajnerë të shkëlqyer dhe të veçantë. Më parë, Jurgen Klop, pastaj Tomas Tuhel dhe tani tani i ardhur nga Ajaksi, Peter Bosh. Me holandezin, verdhezinjtë kanë barazuar fillimin më të mirë të Bundesligës, kanë 3 pikë më shumë se Bajerni (16), kanë shënuar 19 gola (Bajerni, 11), dhe kanë pësuar vetëm një.

Sfidanti.al