Futbollisti kroat i Barcelonës, në një prononcim të fundit në median spanjolle, tha shumë fjalë të mira për ekipin e tij dhe bashkëlojtarin e tij, Lionel Mesi. Sipas tij, ndaj lojës së Barcelonës askush nuk mund të qëndojë indiferent, ose nuk e doni atë ose e doni, rrugë të tretë nuk ka. Ivan Rakitiçi kishte një mesazh për të gjithë ata që e kritikojnë lojën e Barcelonës, “A e dini se çfarë, kush nuk e do Barcelonën ose lojën e saj, ai nuk e do as futbollin!”, vuri në dukje ai. Duket se Rakitiçit i kanë ardhur në majë të hundës kritikat në adresë të ekipit të tij, pasi Barcelona, momentalisht, po luan një futboll, më të vërtetë, fantastik, me në krye Lionel Mesin që në tetë ndeshjet e fundit ka shënuar 12 gola në të gjithë konkurrimet.
“Jam shumë i lumtur që, si mesfushor, kam nderin të luaj me sulmuesit më të mirë në botë. Të gjithë e dinë sesa brilant është Mesi, por, më besoni mua, atë që ai bën në seancat stërvitore, është 50 herë më mirë sesa ai bën në ndeshje. Mua, më të vërtetë, më ngjall një kënaqësi të madhe që kam fatin të luaj me një futbollist si Mesi në të njëjtën ekip”, deklaroi mesfushori kroat.
Sfidanti.al