Tërmeti në Meksikë s’e pengon zhvillimin e garës së formula 1

Në Meksikë po përjetohen ditë të vështira për shkak të tërmetit që tronditi vendin, megjithatë ka edhe lajme të mira në të gjithë këtë kaos. gara e Botërorit të Formula 1 nuk rrezikohet dhe sipas organizatorëve do të zhvillohet rregullisht sic është parashikuar në kalendar në 29 tetor pasi pista Hermanos Rodrigez nuk është dëmtuar nga tërmeti. ‘Pista në të cilën do të garohet në Formula 1 nuk ka pësuar asnjë lloj dëmi nga tërmeti-tha shefi i marketingut të garës, Rodrigo Sanchez-ajo dhe strukturat e tjera janë inspektuar dy herë deri tani dhe gjithcka është në rregull. Gjithsesi do të vazhdojmë të monitorojmë situatën, por për momentin asgjë nuk na pengon të organizojmë garën. Do të vijojmë punën që t’u dhurojmë spektakël 135 mijë tifozëve që do të jenë në tribunë.

sfidanti.al