Levandovski “ i çmenduri” i golit, vendos një rekord të ri në Bundesligë

Sulmuesi polak vendosi një rekord të ri në Bundesligën gjermane, pasi, me dy golat që shënoi kundër Maincit, ai arriti deri te shifra e 82 golave të shënuar me bluzën e ekipit bavarez. Robert Levandovski arriti një rekord të ri, pasi nuk ka futbollist në Bundesligë që ka shënuar aq gola në 100 ndeshjet e tij të para në ligën më të fortë gjermane. Rekordmen i deritanishëm ka qenë qendrsulmuesi legjendar gjerman, Rudi Fëler, që në 100 ndeshje ka shënuar 73 gola.

Por, megjithëse Levandovski po luan shkëlqyeshëm në Bajernin e Mynihut, ka gjithnjë e më shumë fjalë se ai do të largohet për te Reali i Madridit, me synimin që të zëvendësojë Karim Benseman.

Sfidanti.al