Atletiko e Madridit – me stadium të ri, Grizmani pret me “gërshërë” golin

Atletiko e Madridit fitoi me rezultatin minimal, 1-0, të shtunën, ndaj Malagës, duke inauguruar, kështu, stadiumin e vet të ri ultramodern, “Vanda Metropolitano”. Golin e parë në stadiumin e ri e shënoi sulmuesi francez, Antoan Grizman.

Atletiko e Madridit, më 16 shtator 2017, nisi një erë të re në historinë e saj të pasur, pasi ky klub madridas u largua nga stadiumi i vet kult i deritanishëm, “Vinsente Kalderon” dhe, tani, do të luajë në “Vanda Metropoliano”. Ky stadium i ri që ka kushtuar 240 milionë euro, ka një kapacitet prej 67 700 vendesh dhe, sipas lajmeve të fundit, klubi ka shitur 50 000 bileta të parapaguara. Kundërshtari i parë i Atletikos në stadiumin e ri, në fakt, ishte Malaga që nuk ka asnjë pikë dhe ka shënuar vetëm një gol gjatë sezonit të ri.

Sfidanti.al