Parashikim i Guardiolës se kush do të hipë në fronin botëror pas Mesit

Pep Guardiola, në shpesh raste, ka theksuar se asnjë futbollist në botë as përafërsisht nuk është aq i mirë sa Lionel Mesi dhe, megjithëse trajneri i ManSitit vazhdon ta ketë ende këtë opinion ai, sidoqoftë, vendosi që të parashikojë se cili futbollist do të mund të hipte në fronin botëror, mbas Mesit, pra, në të ardhmen.

Specialisti spanjoll thotë se, momentalisht, akoma nuk ka dalë ndonjë lojtar që të mund “të ulet në të njëjtën tavolinë” me Lionel Mesin, por, megjithatë, ai mendon se vendin e tij, në të ardhmen, do të mund ta zejë Kilian Mbape që, këtë vit, u transferua nga Monako për të PSZH-ja.

“Askush nuk mund të ulet në të njëjtën tavolinë me Meisn. Ai arrin që të shënoi 60-70 gola brenda një sezoni, dallohet gjithnjë në ndeshjet më të rëndësishme dhe ajo që është gjëja më e pazakontë, ai nuk dëmtohet, edhe pse luan pothuajse në çdo tri ditë! Është e vështirë që të thuhet se kush do të mund ta zëvendësojë atë, por ky mund të jetë edhe Kilian Mbape që është një lojtar i klasit më të lartë, pasi ai është i jashtëzakonshën dhe këtë e ka treguar, duke qenë vetëm 18 vjeç”, vuri në dukje Guardiola.

Sfidanti.al