Levandovski do te Reali, por a do të pranojë Perezi “veteranin e golit”

Gazeta “As” shkruan se Robert Levandovski ka porositur agjentin e tij që ai të punojë për transferimin e tij te Reali i Madridit, por, megjithatë, ka një problem, pasi klubi “mbretëror” nuk ble lojtarë që janë mbi 30 vjeç. Sulmuesi polak, javën e kaluar, kritikoi polititikën e transferimeve të Bajernit të Mynikut, duke i kërkuar këtij të fundit që “ta hapë qesen” dhe të shpenzojë shumë më tepër para për blerjen e përforcimeve të reja të klasit botëror, nëse do që ta mbajë ritmin me më të mirët në Evropë. Në këto kushte, mes këtij sulmuesi të shquar polak dhe kryesisë së Bajernit kanë lindur fërkime të forta, kështu që është aktualizuar përsëri transferimi i tij te Reali i Madridit, vajtja tek i cili ka qenë, gjithnjë, ëndërr e Robert Levandovskit dhe, sipas gazetës së lartpërmendur, ai e ndjen se ky është momenti më i mirë që sulmuesi polak ta realizojë, më në fund, ëndrrën e tij dhe të shpërngulet në “Santiago Bernabe”, por, sikurse thamë më lart, ka një problem- mosha e Levandovskit.

Reali ndjek një politikë që të mos angazhojë lojtarë mbi 30 vjeç, kështu që mbetet për t’u parë, nëse presidenti Florentino Perez do ta shkelë këtë rregull dhe do të bëjë përjashtim për këtë golashënues polak.

Sfidanti.al