Christian Constantin,presidenti i Sionit, ka zgjedhur një vend të mirë per t’u eleminuar nga kompeticioni i tij i preferuar Kupa e Zvicres: Stadiumin Juan Antonio Samaranch prane liqenit Léman. Jo shume larg nga Muzeu Olimpik. I rrethuar nga një bulevard për këmbësorë, një kështjellë, një port. Bukuri tipike zvicerane! Sidoqoftë, Chrisitan Costanti nuk shijon kete bukuri, kur ai u ul ne stolin e rezervave gjate kohes shtese per te bere rolin e trajnerit, ne ndihme te italianit Tramezani që kishte humbur toruan…
Duket sikur ai e ka ditur atë: Sonny Kok, i biri i sulmuesit holandez legjendar, për Lozanën, Servett-in, Zurich dhe Baselin në vitet ’80, shenoi 2: 1 per ekipin e e kategorise se trete, Lausanne Ouchy. Ky gol ishte shumë i merituar. Dhe ia vlen ta shohësh perseri. Eleminim i bujshem për Sionin si në një Cup-Monster! Vetëm katër muaj pas humbjes së parë ne nje finale kupe. Sidoqoftë, Christian Costantin nuk është i surprizuar.
“Nuk jam me të vërtetë. A e dini pse? Sepse ne thjesht nuk e meritojmë. Ne kemi punuar shume keq. Dhe trajneri Tramezani ka pjesen e tij. Pesë ndeshjet e fundit me vetëm dy pikë në kampionat. Turperimi nga eleminimi ne Europa League nga Suduva. Dhe tani kjo! Jo, keshtu nuk funksionon. Jo me këtë trajner. Si nuk mund të mos marresh një lojtar si Marco Schneuwly në një ndeshje të tillë kapitale as në stol? Një lojtar, i cili gjithmonë është I afte te shenoje gola në lojëra të tilla? Në pak javë kemi humbur gjithçka. Dhe në kampionat ne jemi tre pikë larg vendeve te renies nga kategoria. Po e përsëris, keshtu nuk shkon me. ” Per kete arsye eshte e qarte: tashmë ditët e Paolo Tramezzanit në Sion jane te numuruara. Costantin ishte aq i bindur ne fillim kur e pajtoi italianin. Dhe tashme është shume zhgënjyer. “Është si puna e pjeprit. Ti e blen ate, por vetëm kur e hap, e kupton nëse është i mirë apo jo. ” Pas gjithe kesaj historie, mbetet vetëm një pyetje: A do te jete Tramezzani ende në pankine kundra Luganos të enjten?
Sfidanti.al