Pakkush do të mund ta kishte parashikuar se Spanja ose “furia e kuqe”, sikurse e quajnë ndryshe ekipin e saj, për shkak të furisë, me të cilën ajo luan, do të mundej aq keq, 92-72, nga ekipi rinor i Slovenisë, për më tepër që Spanja kuotohej në qëndrat e basteve me koeficientin 1,57 se do të dilte përsëri kampione e Evropës, ndërkohë që ekipi i dytë kuotohej me koeficientin 9!
Sllovenët, me të vërtetë, e “shkelën” Spanjën kampione aktuale, ndërkohë që trajneri i tyre, Igor Kokoshkov, u dha një leksion të mirë spanjollëve sesi duhet që të luhet basketbolli modern, sidomos, në pjesën e dytë, kur epërsia e sllovenëve ishtë dyshifrore. Sllovenët i siluruan kampionët spanjollë me 14 trepikësha nga 25 që gjuajtën! Lojtarët më efikasë te Sllovenia ishin Randolf dhe Dragiç me nga 15 pikë, Prepeliç – 13, ndërkohë që Donçiçi realizoi një performancë të jashtëzakonshme – 11 pikë, 12 kërcime në tabelë dhe 8 asistenca. Te Spanja, më të mirët ishin Pau Gasol – 16 pikë, Riki Rubio – 13 dhe Mark Gasol – 12 pikë.
Sfidanti.al