Çmimi i Madh i Singaporit konfirmohet si pjesë e kalendarit në Botërorin e Formula 1. Drejtuesit e Liberty Medias dhe organizatorët e këtij Çmimi të Madh kanë arritur akordin mes tyre për rinovimin e kontratës edhe për 4 vjet të tjerë deri në 2021. Lajmi u konfirmua nga Chase Carey pikërisht në prag të garës që do të mbahet të dielën në këtë vend. Në fillimin e kësaj jave, Carey kishte deklaruar se Liberty Media po përpiqej me të gjitha forcat për të mbajtur në kalendar këtë cmim të Madh. Gara e Singaporit në Marina Bay është pjesë e Formula 1 që nga viti 2008, për t’u bërë i pari Cmim i madh që zhvillohej nën dritën e prozhektorëve. ‘Ajo e Singaporit është një garë e vecantë e Formula 1 dhe ne jemi shumë të kënaqur që do të jetë pjesë e kalendarit edhe për 4 vjet të tjerë-tha Carey-është gara e parë që është zhvilluar natën në historinë e Formula 1 dhe një nga eventet më emocionuese. Autoritetet kanë bërë një punë të shkëlqyer teksa për këtë garë mundësuan përfshirjen e të gjithë qytetit’.
sfidanti.al