Marselo i mbetet lojal Realit të Madridit, e quajnë “e majta e cirkut”

Klubi i Realit të Madridit konfirmoi, dje, se mbrojtësi i majtë, Marselo, nënshkroi një kontratë të re që do të thotë se bashkëpunimi i tij me klubin “mbretëror” do të vazhdojë edhe në ardhmen.

Ky pjesëtar i përfaqësueses braziliane që është i pazëvendësueshëm në pozicionin e majtë të mbrojtjes së Realit, do të qëndrojë në këtë klub madridas deri në qeërshor 2022. Marselo që te Reali i Madridit ka ardhur nga Fluminense e Brazilit, më 2007, shumë shpejt do të dalë në konferencën e shtypit para medias që të bëjë njoftimin e qëndrimit të tij te Realit.

Sfidanti.al