Imazhi i Paul Pogba që largohet nga Old Trafford me paterica e la menjëherë të kuptohej se se dëmtimi i pësuar prej tij në minutën e 19 në ndeshjen me Bazelin në Ligën e Kampioneve mund të ishte shumë serioz.Dhe ashtu rezultoi, pavarësisht mesazhit të optimizmit të dhëna nga nëna dhe vëllai i mesfushorit të Manchester United. Në fakt ekzaminimet mjekësore të cilave iu nënshtrua Pogba treguan se ai kishte një dëmtim në bicepsin femoral në kofshën e djathtë dhe stafi mjekësor i këshilloi atij që të qëndrojë jashtë fushave të lojës 4-6 javë.
Sfidanti.al