Quhet Anastasiya Kitvko, është pagëzuar si muza e Botërorit të vitit 2018 por ajo njihet më shumë si Kim Kardashian Ruse që mesa duket mezi po pret që të nisë kampionati botëror i futbollit. U bë e njohur përpara një viti e gjysmë kur emri i saj filloi të përmendej me forcë në rrjetet sociale dhe në atë kohë ajo nuk i kishte arritur 1 milionë ndjekësit. Por kjo ishte vetëm cështje kohe, pasi pak muajsh shkëlqimi i Kim Kardashian ruse u bë gjithnjë e më e fortë dhe tani numri i ndjekësve të saj në rrjetet sociale ka arritur në më shumë se 6.5 milionë. Kontribut në suksesin e Anastasiyas ka dhënë edhe vendndodhja e saj. Rusja banon në Miami ku ka nënshkruar kontrata të njëpasnjëshme publicitare për të ekspozuar trupin e saj me forma fantastike të përmasave 96-62-105.
Sfidanti.al