Ecclestone e konfirmon: McLaren do bashkëpunojë me Renault, do mbajë Alonson

McLaren do furnizohet me motorët Renault dhe do të mund të mbajë Fernando Alonson ne 2018. Ai që thotë këtë është Bernie Ecclestone i cili në një intervistë për ‘Daily Mail’ ka konfirmuar divorcin mes skuderisë britanike të Formula 1 dhe Hondës dhe arritjen e një marrëveshjeje me Renault. ‘Marrëveshja mes McLaren dhe Renault është fakt i kryer dhe Alonso do të qëndrojë, gjë që përbën një superlajm-deklaroi Ecclestone-nuk e kuptoj se si McLaren  do të jetë më mirë me Renault se me Hondën. Nuk është faji i Hondës që gjërat nuk shkuan mirë, por i vetë McLaren. Cdo ditë në këtë skuadër luftohej për gjithcka, në vend që të punohej me stafin e Hondës’.

sfidanti.al