Megjithëse Xhanluixhi Donaruma e nëshkroi, para ca kohësh, kontratën e tij të re me Milanin, duket si pak e mundur që ai të vazhdojë të rrijë gjatë në “San Siro”, ndërkohë që thuhet se agjenti i tij, Mino Rajola, tanimë, i ka gjetur atij një klub të ri!
“La Gazzeta dello Sport” shkruante, dje, se Donaruma do të vesh, sezonin tjetër, bluzën e PSZH-së, ku, tanimë, “militojnë” Nejamri dhe Mbape, dhe për klubin francez me siguri që nuk përbën ndonjë problem të madh që ta aktivizojë klauzolën prej 70 milionë eurosh, për ta sjellë në “Parkun e princave” këtë portier mjaft të talentuar italian.
Thuhet se kryesia e Milanit është e ndërgjegjshme se Donaruma, sidoqoftë, do të ikë dhe se në portë atë do ta pasojë Pepe Rena. Milani, gjatë kësaj vere, shpenzoi mbi 200 milionë euro, por, për shkak të rregullit financiar fair play, ai duhet që të shesë ndonjë lojtar, kështu që ka shumë mundësi që, në sezonin dimëror të transferimeve, ky lojtar do të jetë Donaruma.
Sfidanti.al