Bolt lë testamentin : “Rekordet e mia do të qëndrojnë edhe 15-20 vite”

Njeriu në i shpejtë në botë, Usain Bolt, thotë se rekodet e tij botërorë në 100 dhe 200 metra do të qëndrojnë edhe 15-20 vite. Ky atlet xhamajkan është i vetmi sprinter në histori që në garat 100 dhe 200 metra ka fituar medalje të arta në tri olimpiada me radhë (Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio De Zhaneiro 2016). Karrierën e tij në pistat e vrapimit ai e mbylli në kampionatin botëror të atletikës që u zhvillua muajin e kaluar në Londër. Bolti është zotërues i rekordeve botërore në 100 metra (9,58 sek.) dhe 200 metra (19,19 sek.). Rekordet e tij botërorë Bolti i ka vendosur në kampionatin botëror në Berlin, më 2009.

“Mendoj se rekordet e mia do të jenë aktualë edhe disa vite të tjerë. Mendoj se epoka jonë me sportistë të tillë, si Johan Blejk, Xhastin Gatlin, Asafa Pauell dhe djem të tjerë ka qenë më e mira. Nëse këta rekorde do të thyhen, ata do të thyhen në epokën tonë. Mendoj se këta rekorde do të qëndrojnë edhe 15-20 vite të tjerë”, thotë Usain Bolti.

Sfidanti.al