Masimiliano Alegri është në majë të piramidës së pagave për trajnerët në Serinë A. Drejtuesi i Juventusit fiton plot 7 milionë euro në sezon, duke qenë një nga trajnerët më të paguar në botë, dhe në mënyrë të logjikshme pasi skuadra e tij del radhazi kampion në Itali si dhe dy herë ka dalë nënkampione e Europës. Seria A ka një renditje ku dallohet qartë hierarkia, padyshim edhe fitimet e klubeve. Në vend të dytë, trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, me 4 milionë euro në sezon, ndërsa pas tij Vinçenco Montela i Milanit me 3 milionë. Di Françesko i Romës zbret në 1.5 milionë euro, po aq sa Sinisha Mihajloviç i Torinos, dhe kjo është pesëshja e parë. Mund të veçohet edhe vendi i 20-të, me Fabio Pekian e Veronës të cilit i japin 250 mijë euro në vit. Padyshim, nuk është pak, nëse e krahason me një njeri normal, por gjithsesi çfarë garë mund të quhet kur diferenca në pagesë është 28 herë.
Sfidanti.al