Stevan Jovetiç, Rashid Gezal, Keita Balde dhe Adama Diahabi. Këta janë katër lojtarët e marrë nga Monako këtë verë, dhe kanë mbi supe një barrë të rëndë, atë që të zëvendësojnë yjet e larguar si Kilian Mbape, Benxhamin Mendi, Bernardo Silva apo Tiemue Bakajoko. Nga skuadra ikën edhe të tjerë, me shifra më të vogla si Zhermen, Sent-Maksimin, Dialo, Dirar apo Korenten Zhan, ndërsa në total klubi i Principatës arkëtoi 360 milionë euro, ndërsa nxorri fitime prej 283 milionë eurosh.
Një malazez, një algjerian, një senegalez dhe një francez janë pikërisht njerëzit e përzgjedhur, që u fotografuan në prani të drejtuesit sportiv, Vadim Vasiljev, dhe për të cilët u shpenzuan më pak se 80 milionë euro. Të shohim nëse trajneri Leonardo Zhardim do të arrijë të jetë sërish magjistar, siç ndodhi vjet kur fitoi titullin kampion në Francë dhe arriti në gjysmëfinale të Championsit me një ekip me mjaft djem të ri dhe të panjohur, nga të cilët Mbape u bë transferimi i dytë më i shtrenjtë në botë me 180 milionë euro tek Paris SG.
Sfidanti.al