Lufta e hapur mes Antonio Contes dhe Diego Costës në shtëpinë e Chelseat vazhdon. Sulmuesi i përfaqësueses spanjolle vazhdon të jetë pjesë e Bluve të Londrës pavarësisht se tekniku italian e largoi nga planet e tij me një SMS gjatë muajve të verës. Por historitë nuk mbyllen këtu. Conte ka vendosur ta lërë Diego Costën jashtë listës së skuadrës për sezonin e ri të Ligës së Kampioneve, një lëvizje kjo që pritej duke parë se tashmë do të jetë Morata ai që do të marrë vendin e Diego Costës. Krejt e kundërta ndodh te Manchester United me Zlatan Ibrahimovic. Trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho ka vendosur të besojë te sulmuesi suedez i cili do të rikthehet në fushat e lojës vetëm në janar të 2018. Trajneri portugez në fakt e ka përfshirë 35 vjecarin në listën e Ligës së Kampioneve duke treguar edhenjëherë se raporti mes tij dhe Ibrës është i shkëlqyer.
Sfidanti.al