Ne mposhtëm Izraelin, tani radhën e ka Shqipëria

Maqedonia, tani, po luan mirë në mënyrë konstante dhe ajo që është kryesorja, ajo ka filluar që të fitojë, madje edhe jashtë fushës së vet. Ne kemi arritur që të fitojmë dy ndeshje radhazi, për më tepër, ndërpremë serinë e humbjeve me Izraelin. Duke pasur parasysh mënyrën sesi ne luajtëm në Haifa me Izraelin, ekipi ynë përfaqësues ka të drejtë që të jetë i kënaqur, pasi ne luajtëm me koncept, hapur dhe në mëqnyrë luftarake, ndërsa, kësaj here, ne e dinim se çfarë donim të arrinim në fushën e lojës. Ne, si rrallë herë më parë, arritëm që të krijonim shumë shanse shënimi dhe realizuam një serë sulmesh të mira, ndërsa u mbrojtëm edhe mirë.

Trajneri Igor Angelovski kishte bërë një zgjedhje mjaft të mirë në ndeshjen me Izraelin, duke angazhuar, sidomos, futbollistë të rinj, si Bardhi, Nikolov, Musliu, Velkovski dhe Elmas dhe këta të fundit e justifikuan besimin që  iu atyre nga trajneri. Goran Pandevi, nga ana tjetër, e tregoi edhe një herë tjetër se ai është lideri ynë. Me një fjalë, ne kemi të ardhme futbollistike.

Kështu që ta mundim Shqipërinë në Strumicë është një realititet mjaft i mundshëm. Futbollistët maqedonas po tregojnë një mentalitet fituesi, një motivim të fortë dhe një dëshirë të madhe për fitore.

Maqedonia, tani, luan një futboll ofensiv, të cilin ta kapë mirë syri, me pasime të sakta, me shumë lëvizje e vrapime dhe me një karakter luftarak të dukshëm, me një ndarje të qartë të detyrave, me stabilitet e qetësi, gjë që të gjitha së bashku na japim të drejtën që të mendojmë për fitoren ndaj Shqipërisë që, në një mënyrë të pamerituar, na i mori tri pikët në ndeshjen e parë. Tani, ne duam revansh!

Investimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë për zhvillimin e ekipeve të të rinjve, më në fund, po fillon që t’i japë rezultatet e veta. Jo vetëm përfaqaësuesja deri në 21 vjeç, por edhe ekipet të moshave më të reja, gjatë këtij viti të fundit, po realizojnë rezultate që meritojnë respekt dhe që na sigurojnë neve një të ardhme më të mirë në futboll.

(Marre nga Ekipa.mk).