Nëse në dy raundet e parë, Rozher Federerit iu desh që të luante pesë sete kundër tenistëve Franses Tiafoe dhe Mihail Juzhni, në raundin e tretë, ai mbaroi punë shumë shpejt me Felisiano Lopezin. Kjo ndeshje zgjati vetëm tre sete, në radhë të parë, sepse filloi të funksionoi mjaft mirë shërbimi i asit zviceran dhe, kështu, Federeri fitoi 3-0 (6-3, 6-3, 7-5). Tenisisti nr.3 në botë (Federeri) synon Grand Slemin e tij të tretë gjatë këtij sezoni dhe të 20-tin në karrierën.
Në raundin e radhës, Federerido të luajë kundër Filip Kolshrajberit, me të cilin ka një rezultat të përgjithshëm 11-0 në duelët e ndërsjellë mes tyre.
Sfidanti.al