Përfaqësuesja e Maqedonisë, me fitoren e arritur 1-0 në Haifa, e nxehu edhe më shumë atmosferën në dhomën e zhveshjes së Izraelit. Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i ekipit izraelit, Eran Zahavi, i nervozuar e flaku tej shiritin e kapitenit, kështu që menjëherë, u pezullua nga Federata e Futbollit të Izraelit.
“Për shkak të një sjelljeje joprofesioniste, Federata e Futbollit të Izraelit ka pezulluar kapitenin e ekipit, Eran Zahavi. Ai, në dhomën e zhveshjes, është sjellë në një mënyrë aspak profesioniste e sportive, flaku tej shiritin e kapitenit dhe, kështu, do të mbajë mbi vete të gjitha përgjegjësitë. Kapiteni i një ekipi përfaqësues duhet të jetë i përmbajtur në të gjitha situatat, sepse ai është zgjedhur nga shumica dhe është nderuar që të mbajë shiritin e kapitenit. Presim që Zahavi ta pranojë publikisht pezullimin dhe të kërkojë falje”, thuhet në komunikatën e federatës së lartpërmendur.
Sfidanti.al