Neymar zgjedh banesën në Paris, një vilë e viteve ’50 me qera 20 mijë Euro

Neymar e vendosi më në fund se ku do të banojë gjatë aventurës së tij franceze te Paris Saint Germain dhe nuk është kursyer asapk. Sipas LCI braziliani në fakt ka zgjedhur si banesën e tij një vilë të viteve ’50, 5 katëshe, me pishinë të mbuluar dhe të pajisur me sallë bilardoje; ajo ka një sipërfaqe prej 5000 m2 dhe është në zonën Bougival në pjesën perëndimore të Parisit. Përsa i përket qerasë, thuhet se ajo arrin nga 10 deri në 20 mijë Euro në muaj, ndërkohë që vlera totale e banesës kap shifrën e 5 milionë Eurove. Një vilë e kushtueshme kjo për cdokënd, por jo për brazilianin i cili përfiton nga Paris Saint Germain një pagë prej 30 milionë Euro në sezon.

sfidanti.al