Novak Djokovic bëhet sërish baba; Jelena sjell në jetë vajzën, Tara

Pas Serena Williams, bota e tenisit merr një tjetër lajm të gëzueshëm dhe ai këtë radhë vjen nga Novak Djokovic. Tenisti serb është bërë baba për të dytën herë dhe këtë radhë bashkëshortja e tij Jelena solli në jetë një vajzë që do të quhet Tara. Mes të gjithë personaliteteve që kanë uruar ciftin ishte edhe ish trajneri i Djokovic Boris Becker që në Twëitter bëri postimin: Lajm i bukur nga Jelena e Novak; Lindi Tara!’. Për Djokovic sezoni 2017 është mbyllur për shkak të një dëmtimi. Ish numri 1 i renditjes botërore do të kthehet në fushat e lojës në vitin 2018, kështu që 30 vjecari ka të gjithë kohën në dispozicion për t’iu dedikuar vogëlushes Tara.

sfidanti.al