Në konferencë, në prag të ndeshjes së Kupës së Ligës, që Arsenal e zhvillon nesër ndaj Reading, trajneri Venger ka falënderuar tifozët për mbështetjen, por edhe iu ka kërkuar falje për çdo vuajtje që iu ka shkaktuar përgjatë këtyre 20 viteve që ka drejtuar Arsenalin.
“Po, janë 20 vite – Më vjen keq . Unë do të doja të falënderoja tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe u kërkoj falje për çdo minutë që i kam bërë të vuajnë”, ka deklaruar trajneri që nuk e kishte bërë nje herë tjeter këtë “mea culpa”.
“Më vjen keq për ata tifozë që kanë lindur 20 vite më parë dhe kanë pasur vetëm një trajner. Unë i siguroj ata që kur t’i bëjnë 40 vite do të kenë disa trajner”.