Maqedonia e ka me Izraelin, na ka borxh, është koha ta shlyejë!

Përfaqësuesja e Maqedonisë po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese të saj kundër Izraelit (2 shtator) në Haifa dhe Shqipërisë (5 shtator) në Strumicë. Mesfushori Boban Nikolov pret që seleksioni maqedonas të marrë borxhin që i ka atij Izraeli që, sipas tij, pati mjaft fat në ndeshjen e parë, të zhvilluar mes të dy ekipeve në Shkup.

“Shpresoj që ne të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer kundër Izraelit, një kundërshtar që thjesht është ‘borxhli’ kundrejt nesh, mbasi me shumë fat fitoi ndaj nesh në ndeshjen e parë në Shkup. Ne po punojmë me forcë dhe përkushtim në stërvitje që të realizojmë të gjitha detyrat e trajnerit Angelovski, duke u përqëndruar te taktika që do të aplikojmë në Haifa. Nëse, ne, të gjithë, japim maksimumin tonë, mendoj se ne do të jemi pranë synimit tonë. Këto dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Shqipërisë le të jenë një pikë kthese e fortë në kuptimin pozitiv”, vuri në duklje Nikolovi.

Sfidanti.al