Renato Sançezi, letër e fshehur në “pokerin” e Ançelotit me Klementin

Vetëm para një viti, ai u prezantua te Bajerni i Mynihut si një përforcim i madh, kurse, sezonin e ri, duket se ai do të mbajë të veshur bluzën e Suonsit të Premier Ligës angleze. Ky është fati i shpresës së madhe të dikurshme të futbollit, Renato Sançez.

Këtë informacion e konfirmoi, mbrëmë, edhe gazetari i njohur italian, ekspert në fushën e transferimeve, Xhanluka di Marcio, sipas të cilit, sezonin e ardhshëm, Sançezi do të luajë si lojtar i huazuar te Suonsi uellsian, ndërsa në prapaskenë të këtij transferimi qëndron miqësia mes Karlo Ançelotit dhe Pol Klementit.

Di Marcio, po ashtu, zbulon se Suonsi për këtë huazim do t’i paguajë Bajernit 5 milionë sterlina dhe, në rast se në fund të sezonit të ri, të dy klubet do të bien dakord për një transferim të plotë, atëherë, shuma e përgjithshme do të jetë 30 milionë sterlina.

Sfidanti.al