‘El Clasico’ e përfaqësueseve? Për Iniestën është përballja Spanjë-Itali

Spanja dhe Italia skuadrat që së bashku kanë 5 Kupa Bote këtë të shtunë do të përplasin brirët në mitikun ‘Santiago Bernabeu’ në sfidën mes tyre për eliminatoret e botërorit të 2018. në lojë është vendi i parë në Grupin G që të con direkt në fazën finale të Kupës së Botës dhe për Andres Iniestën ajo mes iberikëve dhe Të kaltërve nuk është një sfidë e zakonshme, por një klasike e vërtetë. ‘Është një superndeshje-tha Iniesta në një intervistë për të përditshmen italiane La Gazzetta Dello Sport-kjo për cilësitë e lojtarëve të të dyja skuadrave, traditën dhe historinë e kohëve të fundit mes tyre. Është një klasike autentike’.

Kuriozitet për këtë ndeshje ka ngjallur edhe sjellja e tifozëve ndaj Gerard Pique që prej kohësh është fërshëllyer prej tyre në ndesjhjet e La Rojas. Andres Iniesta iu bashkua apelit të bërë ditë më parë nga Sergio Ramos dhe kërkoi që askush të mos e përsërisë këtë sjellje ndaj qendërmbrojtësit të Barcelonës pasi sipas tij respekti dhe edukata qëndron mbi rivalitetin sportiv mes Realit të Madridit e Barrcelonës.

sfidanti.al