Ajo quhej Anzhelikë Dyshemen (Duchemin), ishte franceze, 26 vjeç, simpatike dhe e talentuar, kampione e botës në boks. Sot ajo nuk është më. Anzhelika, me trupin e një statuje të vërtetë të lashtë greke, pësoi trombozë në mushkëri ndërsa po stërvitej dhe nuk u arrit që të shpëtohej. Një tragjedi e tillë e një kampioneje të Francës, Europës dhe Botës, padyshim që lënë hije gjithë famën e duelit Mejuedhër-Mekgregor, gjithë festat e tyre të çmendura dhe pa pikë kuptimi, ndërsa kthen njerëzit me këmbë në tokë sesa e lehtë është të humbësh jetën.
Anzhelika natyrisht që mund të shpëtohej nëse do të mendonte më shumë për shëndetin, dhe nëse sporti do të kishte rregulla më të ashpra pë rata që nuk kujdesen për sigurinë e jetës së sportistëve. Kur kjo ndodh në një shtet si Franca, çfarë mund të thuhet për vende të tjera? Fatkeqësia familjare e Anzhelikës është shumë e madhe, pasi 4 vjet më parë vdiq babai i saj, edhe ai kampion boksi, nga ataku i zemrës.
Sfidanti.al